

Policia e Shtetit arriti të vërë në pranga një burrë që kërkohej prej vitesh në Itali pasi ishte dënuar me burg për akuzën e shfrytëzimit seksual.
Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës u kap në vendbanimin e tij dhe u vu në pranga me qëllim eksekstradimi pasi ishte shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.
"Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni"", tha policia shqiptare.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






