Transmetuar më 06-11-2026, 10:20

TIRANË — Moderatori dhe producenti i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kryeqytet.

Këngëtari Ardit Gjebrea ka mbërritur i vetëm në godinën e SPAK-ut.

Nuk janë bërë ende me dije publikisht arsyet zyrtare apo çështja konkrete për të cilën Gjebrea është thirrur për të dhënë deklarime përpara hetuesve të strukturës së posaçme.

Megjithatë raportohet se producenti Ardit Gjebrea është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për t’u pyetur në lidhje me dosjen e Erion Veliajt.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit