

ELBASAN — Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e 9 objekteve që preken nga zbatimi i projektit infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë (Faza VI)”.
Ndërhyrja në terren po kryhet në mbështetje të kërkesës së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Objektet që po prishën janë të përmasave 1 dhe 2-katëshe, me funksione të ndryshme përdorimi, përfshirë ambiente shërbimi dhe ndërtesa banimi.
Prishja e këtyre godinave i hap rrugë vazhdimit të punimeve ndërtimore pa pengesa administrative apo fizike, me qëllim përshpejtimin e realizimit të investimit publik në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






