

TIRANË — Protesta studentore ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama po vijon të shoqërohet me bojkotimin e procesit mësimor në disa universitete të vendit.
Prej disa javësh, të rinjtë janë angazhuar në tubime dhe marshime në Tiranë, duke u ndalur në auditoret e fakulteteve të ndryshme për të kërkuar mbështetjen e bashkëmoshatarëve dhe zgjerimin e mëtejshëm të lëvizjes. Përgjatë protestave, ata kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ndërprerjen e mësimit dhe bashkimin me kauzën e tyre.
Marshimet dhe veprimet e bojkotit janë shtrirë në ambientet e Universitetit të Arteve, Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit Ekonomik, si dhe Universitetit Politeknik, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme bojkoti i leksioneve pritet të vijojë.
Deri më tani, studentët kanë refuzuar ftesat e përsëritura për dialog nga ana e kryeministrit Rama, duke këmbëngulur se largimi i tij nga detyra mbetet kërkesa kryesore e lëvizjes së tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






