Transmetuar më 06-11-2026, 09:19

NEW YORK — Një e enjte e zezë është shënuar në bursën e Wall Street-it, ku tregjet financiare amerikane kanë pësuar rënie të forta aksionesh, duke fshirë rreth 3.2 trilionë dollarë nga vlera e përgjithshme e tregut.

Tërheqja masive e investitorëve ka goditur veçanërisht aksionet e kompanive të sektorit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, të cilat pësuan rënie për të dytën ditë radhazi. Pasiguria në rritje lidhur me ritmin e investimeve masive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, si dhe ndërtimin e qendrave të reja të të dhënave, ka nxitur valën e shitjeve.

Lëvizjet me rënie në bursa fshinë fitimet e konsiderueshme të regjistruara menjanë pas procesit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Në klimën e pasigurisë financiare kanë ndikuar edhe zhvillimet politike në Uashington, ku frika se dominimi i demokratëve mund të sjellë frenim apo pengesa rregullatore në projektet e zgjerimit të qendrave të të dhënave ka rritur trysninë mbi kompanitë e kësaj industrie.

Treguesit kryesorë në bursa shënuan rënie të theksuara gjatë mbylljes së seancës. Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44 për qind duke u ndalur në 51,521.28 pikë, S&P 500 humbi 4.3 për qind duke zbritur në 7,353.80 pikë, ndërsa indeksi i teknologjisë Nasdaq regjistroi humbjen më të madhe me 5.52 per qind, duke arritur në kuotën e 24,315 pikëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit