

DURRËS — Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një shtetas është konstatuar pa shenja jete në ambientet publike.
Trupi i pajetë i 38-vjeçarit, i identifikuar me inicialet E. G. dhe banues në zonën e Plazhit, është gjetur pranë Gjykatës Civile në Shkozet, në ambientet e ish-godinës së Gjykatës së Apelit.
Sipas të dhënave paraprake nga strukturat e Policisë, viktima dyshohet se vuante nga probleme të theksuara me një sëmundje kronike, e cila mund të ketë shkaktuar edhe ngjarjen fatale.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur kryerjen e veprimeve të para procedurale. Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar për ekzaminimin mjekoligjor, i cili pritet të përcaktojë shkakun e saktë dhe zyrtar të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






