

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje për dialog studentëve protestues, të cilët prej disa javësh po vijojnë tubimet në Tiranë duke kërkuar largimin e tij nga detyra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë sërish fotografinë e tryezës prej guri me mbishkrimin “Dialog”, duke ritheksuar gatishmërinë e tij për komunikim të drejtpërdrejtë me të rinjtë.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë refuzuar vazhdimisht ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e tij nga postet drejtuese. Lëvizja studentore vazhdon me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndalesa të njëpasnjëshme pranë fakulteteve të ndryshme, me qëllim zgjerimin e bojkotit dhe rritjen e mbështetjes. Kësaj kauze i janë bashkuar publikisht edhe pedagogë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur solidaritet me kërkesat e studentëve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






