Transmetuar më 05-11-2026, 23:39

Një vajzë e mitur ka ndërmarrë aktin dramatik përpjekje për të vrarë veten në mes të shkollës duke krijuar një situatë ankthi dhe shqetësimi për nxënësit dhe stafin e objektit arsimor.

Ngjarja ka ndodhur dje në Dimal, raporton noa.al duke cituar Policinë e Shtetit. Akti i dhimbshëm erdhi pasi vajzës i erdhën në celular pamje të sikletshme që kishin rrjedhur në rrjet.

Rreth orës 10:30, një shtetase e mitur dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës (brisk), në krah, në ambientet e shkollës ku shkon.

E mitura mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacione paraprake të siguruara dyshohet se ajo është ndikuar nga video që i janë dërguar në një platformë komunikimi online, nga një person i panjohur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit