

Punonjësit përgjegjës në institucionet publike do të përballen me penalitete të ashpra financiare në rast se nuk përmbushin detyrimet ligjore në fushën e kontabilitetit. Sipas masave të reja të propozuara, gjobat e parashikuara për shkeljet e konstatuara do të variojnë nga një deri në tre paga mujore për personat përgjegjës.
Masa ndëshkuese është përcaktuar në projektligjin e ri për kontabilitetin në sektorin publik, i cili ka kaluar tashmë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave. Nisma e re ligjore synon të rrisë llogaridhënien dhe të përcaktojë më qartë përgjegjësitë e punonjësve për administrimin, dokumentimin dhe mbajtjen e kontabilitetit në strukturat shtetërore.
Sipas projektligjit, vlera konkrete e masës administrative do të llogaritet në mënyrë të shkallëzuar, në varësi të natyrës së shkeljes administrative dhe shkallës së përgjegjësisë që mban punonjësi në institucionin përkatës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






