

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje publike drejtuesve të forcave të reja politike në vend, përfshirë Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, për t’u bërë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar.
Berisha u shpreh në Euronews Albania i gatshëm për të nisur menjëherë bashkëpunimin me çdo faktor politik që ka si synim parësor rotacionin politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i ekzekutivit.
Kryetari i PD-së nënvizoi se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj aktorëve të rinj të skenës politike apo sulmeve retorike të së kaluarës, duke e vendosur përballjen me qeverinë si prioritet absolut të opozitës. Berisha ritaksoi se është i hapur për takime e tryeza të përbashkëta me të gjithë eksponentët opozitarë pa asnjë kusht paraprak, me qëllim koordinimin e aksionit politik përballë mazhorancës në pushtet.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






