Transmetuar më 05-11-2026, 18:59

Qytetarët dhe studentët janë grumbulluar sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin e tyre me kërkesën qendrore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar. Pavarësisht masave administrative të ndërmarra, gjobave të vendosura dhe shoqërimeve të ditëve të fundit në komisariatet e policisë, protestuesit kanë rikonfirmuar praninë e tyre në shesh, duke refuzuar çdo formë dialogu me autoritetet.

Rikthimi i protestuesve në shesh vjen menjëherë pas deklaratave të bëra gjatë ditës nga kryeministri Rama, i cili gjatë një daljeje të përbashkët me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, paralajmëroi se masat shtrënguese do të vijojnë. Rama bëri me dije se procedimet penale dhe gjobat administrative ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve në tubimet e paligjshme nuk do të ndalen.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, situata në terren mbetet e tensionuar, pasi organizatorët dhe studentët e pranishëm kanë këmbëngulur se nuk do të ketë tërheqje nga sheshi deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike, duke refuzuar kategorikisht negociatat me përfaqësuesit e ekzekutivit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit