Transmetuar më 05-11-2026, 15:37

Tragjedi rrugore plot dhimbje mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Levan-Vlorë ku humbi jetën një burrë.

Policia e Fierit doli sot me një informacion zyrtar mbi ngjarjen, me të dhëna që hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur.

Dinamika e ngjarjes ishte e tillë: Shtetasi A. B., 58 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor.

I moshuari është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I.. Ky i fundit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Policia njoftoi se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier ndërsa materialet proceduale i kaluan Prokurorisë. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit