Transmetuar më 05-11-2026, 15:20

Peqin, 5 nëntor 2026 – Një konflikt fizik mes dy të paraburgosurve është regjistruar në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin. Protagonistë të incidentit mësohet se janë Julian Gjoshi dhe Vullnet Muça, të dy me origjinë nga Shijaku.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit, ku dy të paraburgosurit mbahen të izoluar.

Fillimisht, mes tyre ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar në përplasje fizike. Gjatë konfliktit, Julian Gjoshi dyshohet se i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht.

Gjoshi është i arrestuar dhe po përballet me akuzën e vrasjes me dashje, pas ngjarjes së ndodhur në Ndroq, ku mbeti i vrarë një person që dyshohet se ishte shoku i tij. Ai njihet gjithashtu si kunati i Altin Hajrit.

Ndërsa Vullnet Muça është arrestuar nga SPAK në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e pronave në Hamallaj. Ai është vëllai i Landi Muharremit, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”.

Pas incidentit, autoritetet e burgut kanë ndërhyrë duke marrë masa administrative ndaj dy të paraburgosurve. Rasti është referuar gjithashtu në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit