Transmetuar më 05-11-2026, 14:35

Elbasan, 5 nëntor 2026 – Kjo është bombola e gazit që dyshohet se mund të ketë shkaktuar shpërthimin tragjik në një apartament në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake të policisë, bombola ishte vendosur në katin zero të ndërtesës, ndërsa gazi përcillej përmes një tubacioni deri në apartamentin në katin e tretë, ku ndodhi shpërthimi.

Mënyra e instalimit të sistemit të furnizimit me gaz është një nga elementet kryesore që do të verifikohen nga ekspertët teknikë, me qëllim përcaktimin nëse ka pasur rrjedhje përgjatë tubacionit dhe në çfarë rrethanash gazi është grumbulluar në banesë.

Dyshimet paraprake lidhen me mundësinë që një rrjedhje e gazit të ketë krijuar përqendrim të tij në ambientet e apartamentit. Në kontakt me një burim ndezjeje, ky grumbullim mund të ketë shkaktuar shpërthimin me fuqi të madhe.

Megjithatë, këto mbeten pista paraprake hetimi. Shkaku i saktë i shpërthimit, vendi ku mund të ketë ndodhur rrjedhja dhe mekanizmi që çoi në tragjedi do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të ekspertizës teknike dhe hetimeve zyrtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit