Transmetuar më 05-11-2026, 14:00

BURREL — Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Burrel, ku 43-vjeçarja Majlinda Mara i vuri flakën të atit, 89-vjeçarit Adem Mara, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 43-vjeçarja ka deklaruar se krimi ka ardhur si pasojë e grindjeve të vazhdueshme me babain e saj.

Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ka pritur që i moshuari të shtrihej për të fjetur dhe, sapo e ka marrë gjumi, e ka spërkatur me benzinë, i ka posur zjarrin dhe është larguar nga dhoma.

Si pasojë e flakëve, Adem Mara ka pësuar djegie të rënda në trup dhe po merr trajtim intensiv mjekësor në spitalin e kryeqytetit.

Ngjarja është denoncuar në polici nga fqinjët e familjes, të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë të moshuarit.

Strukturat e Policisë Kriminale të Burrelit kanë bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares.

Ndaj Majlinda Marës është ngritur zyrtarisht akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit