

TIRANË — Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur diskutimet me strukturat drejtuese për thirrjen e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike.
Burime nga selia e rozë bëjnë me dije se si datë e mundshme për zhvillimin e punimeve të Asamblesë po diskutohet 14 nëntori. Konfirmimi zyrtar i datës dhe njoftimi i të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare pritet të bëhet publik gjatë ditëve në vijim.
Aktualisht, nga struktura drejtuese e Partisë Socialiste nuk janë caktuar ende tematikat kryesore dhe rendi i ditës që do të shtrohen për diskutim gjatë këtij takimi politik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






