Transmetuar më 05-11-2026, 13:08

TIRANË — Një tubim proteste është zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar me thirrje kundër ekzekutivit.

Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur parulla dhe thirrje të tilla si “Edi Rama dorëzo pushtetin”, duke kërkuar reagim institucional dhe llogaridhënie nga organet e drejtësisë.

Forca të shumta policie kanë monitoruar situatën rreth rrethimit të godinës së SPAK-ut për të garantuar mbarëvajtjen e rendit dhe parandaluar përshkallëzimin e tensioneve gjatë zhvillimit të protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit