

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj studentëve dhe pjesëmarrësve në protestat e fundit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, duke deklaruar se reagimi ndaj tyre do të jetë si në rrugë ligjore ashtu edhe penale.
Duke iu referuar tensioneve dhe bllokimit të rrugëve gjatë tubimeve, kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk mund të ndikojë mbi vendimmarrjen e ekzekutivit përmes presionit apo aktet të dhunës ndaj forcave të rendit.
Rama deklaroi se vjen nga një përvojë si student dhe pedagog që ka protestuar kundër një regjimi real, duke nëvizuar se përpjekjet për trembje apo pengim të qarkullimit nuk do të kenë asnjë ndikim mbi rrugëtimin e qeverisë.
Kreu i ekzekutivit theksoi se të gjithë ata që kundërshtojnë urdhrat e policisë apo ndërmarrin veprime për bllokimin e aksit rrugor do të përballen me pasojat e plota ligjore dhe penale të përcaktuara në legjislacion.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






