Transmetuar më 05-11-2026, 13:06

TIRANË — Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, ka nërvizuar nevojën e ngutshme për ndërmarrjen e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse në Shqipëri, gjatë prezantimit të gjetjeve të Progres-raportit të Komisionit Evropian.

Në fjalën e saj, ambasadorja de Sousa vuri në dukje se raporti përmend një klimë të polarizuar politike në vend, kufizime në mbikëqyrjen parlamentare ndaj ekzekutivit, si dhe mungesë të konsultimeve publike me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Përfaqësuesja e BE-së theksoi se realizimi i reformës mbetet kyç për adresimin e plotë të rekomandimeve të lëna nga OSBE/ODIHR. Ambasadorja de Sousa u shpreh se kryerja e kësaj reforme kërkon një proces gjithëpërfshirës, i cili duhet të përfshijë të gjitha forcat politike dhe të shkojë përtej dy partive kryesore në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit