

TIRANË — Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar të parëndësishme polemikat e fundit dhe pretendimet për përplasje të brendshme me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.
I pyetur nga gazetarët mbi pretendimet e kryebashkiakut të kryeqytetit për kërcënime dhe dyshimet se ai mund të qëndrojë pas protestave të fundit, kreu i qeverisë refuzoi të hyjë në detaje konkrete, duke u shprehur se i konsideron pa asnjë vlerë këto deklarata.
Rama nëgzoi se vëmendja e qeverisë është e përqendruar te progresi i vendit dhe integrimi evropian, duke vlerësuar gjetjet e raportit të KE-së si pasqyrë reale të punës shtetërore. Ai deklaroi se zhvillimet e tjera politike janë pa ndikim në përmbushjen e objektivave historikë të Shqipërisë.
Duke komentuar zhurmën politike, kryeministri u shpreh se pretendimet e tilla janë si zhurma e makinave që lëvizin në bulevard, duke nëvizuar se qeveria mbetet tërësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






