

TIRANË — Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për dosjen me bujë “Plumbi i artë”, duke kërkuar një masë të përgjithshme dënimi prej 302 vitesh burgim për 15 të pandehurit e përfshirë në seri vrasjesh dhe veprimtari të trafikut të lëndëve narkotike.
Në pretencën e lexuar para togave të zeza, organi i akuzës ka kërkuar masa të zbutura dënimi për bashkëpunëtorët e drejtësisë, ndërsa për anëtarët e tjerë të grupeve kriminale janë kërkuar dënime të rënda heqje lirie.
Kërkesat e dënimeve të SPAK për secilin prej të pandehurve janë:
Henrik Hoxhaj — 35 vite burg
Petrit Doçi — 35 vite burg
Enver Diva — 25 vite burg
Besian Xhixha — 25 vite burg
Altin Ndoci — 25 vite burg
Asllan Plaku — 20 vite burg
Agron Doçi — 20 vite burg
Fatos Gosa — 20 vite burg
Xhulian Hoxha — 20 vite burg
Erjon Alibej — 15 vite burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
Ardian Uzuni — 15 vite burg
Albert Pashaj — 15 vite burg
Skerdi Tase — 13 vite burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
Nuredin Dumani — 10 vite burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
Gentian Sharra — 9 vite burg
Procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i artë” vjen pas zbërthimit të dëshmive të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilat ndihmuan organet hetimore në zbardhjen e një sërë ngjarjeve të rënda kriminale dhe ekzekutimeve të ndodhura në disa qytete të vendit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






