Transmetuar më 05-11-2026, 12:09

ELBASAN — Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit, ku një automjet është përfshirë nga flakët pas vendosjes së tritolit në njërën nga gomat e para.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen “28 Nëntori”. Sipas të dhënave të para, lënda plasëse i është vendosur automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D. Si pasojë e shpërthimit dhe përhapjes së menjëhershme të flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i cili ndodhej i parkuar pranë tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kryerjen e veprimeve të para hetimore.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, zbardhjen e motiveve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë akt.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.

Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit