Transmetuar më 05-11-2026, 12:03

BURREL — Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në lagjen “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit, ku një 43-vjeçare ka lyer me lëndë djegëse të atin dhe i ka vënë flakën.

Strukturat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases M. M., rreth 43 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se e ka spërkatur me benzinë babanë e saj të moshuar dhe më pas i ka posur zjarrin.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda dhe djegie në pjesën e fytyrës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 43-vjeçarja nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë dhe pas shoqërimit në ambientet policore. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit