Transmetuar më 05-11-2026, 10:37

TIRANË — Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i cili pësoi dëmtime të rënda në sy gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje të rëndësishme kirurgjikale në spitalin universitar “Gemelli” në Romë.

Kjo do të jetë ndërhyrja e dytë për të riun shqiptar, e cila konsiderohet vendimtare nga mjekët për të përcaktuar nëse ai do të mund të rikuperojë shikimin në të ardhmen. Operacioni i parë mjekësor u realizua me sukses duke bërë të mundur shpëtimin e organit të syrit.

Përmes një mesazhi publik, 28-vjeçari e ka cilësuar këtë ndërhyrje si sfidën më të madhe të jetës së tij, ndërsa ka shprehur besimin se çdo gjë do të shkojë mirë.

Vishkulli ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë, duke falënderuar publikisht qytetarët për interesimin, mesazhet dhe lutjet e vazhdueshme përgjatë këtij procesi të vështirë rikuperimi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit