Transmetuar më 05-11-2026, 10:19

VAU I DEJËS — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune disamujore të ndjekur me metoda proaktive dhe speciale hetimi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vila”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Si rezultat i hetimeve intensive, forcat e rendit kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit N. N., 57 vjeç, banues në qytetin e Shkodrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet procedurale dyshohet se 57-vjeçari është i përfshirë në kultivimin e 78 bimëve narkotike dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Kjo sasi lënde narkotike u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë më 12 tetor 2026 në fshatin Vilë të njësisë administrative Temal.

Strukturat e policisë po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rrjeti kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për konsumim të veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni i koduar “Vila”,si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit