Transmetuar më 05-11-2026, 10:16

KAVAJË — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të regjistruara gjatë muajit të kaluar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe provave të siguruara, është bërë i mundur ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij që datë 19 tetor 2026 për veprën penale të vjedhjes.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari, gjatë periudhës 4 tetor – 27 tetor 2026, ka kryer pesë vjedhje të ndryshme në lagje të qytetit të Kavajës dhe në zonën e Golemit, duke marrë sende dhe pajisje me vlerë në tre banesa, një dyqan dhe një automjet.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të në këto ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Kavajë/Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.

Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit