Transmetuar më 05-11-2026, 09:43

TIRANË — Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon deklarimin e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit me dy vite burgim të dhënë ndaj tij për veprën penale të fshehjes së pasurisë.

Afro pesë vite pas dhënies së vendimit të formës së prerë në vitin 2021, mbrojtja ligjore e ish-Kryeprokurorit argumenton se ka kaluar një periudhë kohore më e madhe se dyfishi i masës së dënimit pa u ekzekutuar vendimi, duke plotësuar kështu kushtet ligjore për parashkrimin e tij.

Gjatë periudhës kur ndaj tij zhvilloheshin hetimet dhe procesi gjyqësor, Llalla u largua nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa procesi penal ndaj tij vijoi në mungesë në gjykatat shqiptare.

Pavarësisht se u arrestua nga autoritetet italiane dhe u vendos nën masa mbikëqyrjeje në shtetin fqinj, ish-kreu i organit të akuzës nuk iu dorëzua drejtësisë shqiptare, duke iu shmangur ekzekutimit të dënimit me burgim deri në plotësimin e afateve të pretenduara ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit