

Burri që u shpall i humbur dje pas shpërthimit në një pallat në Elbasan është gjetur sot i pajetë.
Hamit Ibro, 69 vjeç nuk gjendej pas ngjarjes që tronditi lagjen "Beqir Dardha", në qytetin e Elbasanit dhe për orë të tëra u bënë kërkime.
Sot në mëngjes trupi i pajetë i Hamit Ibros u gjet nën rrënojat e godinës.
Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura.
Më herët u konstatua vdekja e 82 vjeçares Hatixhe Berisha e cila jetonte në një apartament pranë atij ku ndodhi shpërthimi.
Ngjarja ishte e rëndë aq sa shkatërroi dhe strukturën e ndërtesës duke shkrirë në një, tre kate të objektit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






