Transmetuar më 04-11-2026, 23:02

Mbrëmja e sotme e raundit të katërt të fazës së ligës në UEFA Champions League ka dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, me 34 gola të shënuar në 7 sfida. Karakteristikë e kësaj mbrëmjeje ishte se asnjë përballje nuk u mbyll në barazim.

Rezultati më befasues i javës u regjistrua në Francë, ku Como e drejtuar nga Cesc Fàbregas shkatërroi RC Lens me shifrat e thella 8-1 në transfertë. Fitore me peshë jashtë fushe arritën edhe Arsenal e Manchester City, ndërsa Club Brugge surprizoi PSV Eindhoven. Në sfidat e tjera, Borussia Dortmund, Porto dhe Viking shfrytëzuan faktorin fushë duke marrë tri pikët.

Rezultatet e plota të ndeshjeve: Slavia Pragë – Arsenal 1-2

(Nouak 90′ / Madueke 9′, Gyökeres 38′)

Borussia Dortmund – Real Betis 2-1

(Silva 49′, Karetsas 72′ / Ruibal 67′)

Porto – Napoli 4-1

(Bednarek 11′, Veiga 71′, Kiwior 80′, Samu 89′ p. / McTominay 43′)

PSV Eindhoven – Club Brugge 1-2

(Sano 54′ / Tresoldi 25′, Forbs 65′)

RB Leipzig – Manchester City 2-3

(Baku 49′, Nusa 61′ / Lukeba 37′ autogol, Fernandez 58′, Haaland 78′)

RC Lens – Como 1-8

(Aguilar 65′ / Douvikas 7′, 32′, 57′; Paz 40′, Da Cunha 47′, Kempf 53′, Liberali 62′, Baturina 69′)

Viking FK – Sabah 3-1

(Botheim 27′, Tripic 69′, Falch 81′ / Mbina 12′)

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit