Transmetuar më 04-11-2026, 22:10

Teksa përpjekjet për lokalizimin e 69-vjeçarit që ndodhet nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan vazhdojnë në kushte ekstreme, në terren ka mbërritur Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra.

Zyrtari i lartë identifikoi personin e humbur si shtetasin Hamit Ibro, 69 vjeç, ndërsa bëri me dije se të dhënat e marra nga pajisjet teknologjike në terren nuk japin shumë shpresë për jetën e tij. Ndërhyrja e ekipeve të specializuara po kryhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të strukturës tërësisht të dëmtuar të ndërtesës.

“Në terren janë dy ekipe kërkim-shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.

Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.

Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.

Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69-vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.

Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi.”- deklaroi kolonel Gurra

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit