Transmetuar më 04-11-2026, 21:05

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, po kalon një moment fantastik në UEFA Champions League me fanellën e AEK-ut të Athinës. Pas golit të realizuar ndaj Manchester City-t në "Etihad Stadium", mbrojtësi kuqezi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë përballë gjigantëve të Real Madridit.

Në minutën e 75-të të takimit të zhvilluar në Athinë, Pilo arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke i kaluar grekët përkohësisht në avantazh me shifrat 2-1. Megjithatë, reagimi i spanjollëve erdhi pas vetëm tre minutash me anë të Kylian Mbappé, ndërsa në fund Real Madridi arriti të përmbyste plotësisht ndeshjen duke triumfuar 3-2.

Po në të njëjtën mbrëmje të Ligës së Kampionëve u regjistrua një tjetër moment i rëndësishëm në Stamboll, ku sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u kthye në protagonist gjatë fitores 3-2 të Fenerbahçes ndaj gjigantëve të Liverpoolit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit