

Operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 69-vjeçarit që rezulton i zhdukur pas shpërthimit tragjik në pallatin në Elbasan është ndërprerë për arsye sigurie. Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur pezullimin e menjëhershëm të kërkimeve për shkak të rrezikut të lartë që paraqet struktura e dëmtuar e ndërtesës.
Sipas vlerësimeve në terren, gjendja e pallatit është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe çdo ndërhyrje e mëtejshme brenda ambienteve të shembura rrezikon seriozisht jetën e vetë ekipeve të shpëtimit.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, deri më tani është konfirmuar humbja e jetës e një 82-vjeçareje, ndërsa dhjetë persona të tjerë kanë marrë lëndime dhe trajtim mjekësor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






