Transmetuar më 04-11-2026, 21:01

Fier – Burri që u aksidentua pasditen e sotme në rrugën Levan-Vlorë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në vendngjarje.

Agur Shahaj 74 vjeç banor i zonës nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga përplasja me makinë dhe pak më parë ka humbur jetën, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), kur automjeti që drejtohej nga shtetasi Agron Biçakaj, 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Agur Shahaj, 74 vjeç, banues në fshatin Levan.

Pas aksidentit i moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Por disa orë më vonë ai ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit