

Pamjet dramatike të publikuara nga vendngjarja tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, i cili deri më tani i ka marrë jetën një 82-vjeçareje dhe ka lënë disa personave të plagosur.
Ndërtesa është kthyer pothuajse në një gërmadhë, ku tre kate janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa nga apartamentet e përfshira nga flakët kanë mbetur vetëm mure të shembura dhe mbetje të djegura. Forca e madhe e shpërthimit dhe zjarri i mëvonshëm kanë shkatërruar çdo gjë në ambientet e brendshme të banesave.
Në terren, ekipet e zjarrfikëses po vijojnë me intensitet punën për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga ndërtesa. Paralelisht, autoritetet po zhvillojnë kërkime të ngjeshura nën rrënoja për gjetjen e një 69-vjeçari, i cili rezulton ende i humbur pas ngjarjes së rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






