Transmetuar më 04-11-2026, 19:56

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama nga burgu i Fierit, duke e kritikuar ashpër për atë që e cilëson si përpjekje direkte për ta izoluar, shantazhuar dhe ndikuar mbi procesin e tij gjyqësor.

Veliaj ka hedhur poshtë pretendimet se ai qëndron pas organizimit apo financimit të protestave të grupimit "Flamingot" dhe lëvizjeve studentore, duke i krahasuar këto akuza me paranojat e regjimit komunist për "armiq të brendshëm". Ndër të tjera, kryebashkiaku ka deklaruar se nuk intimidohet nga presioni apo mundësia e transferimit në burgje të tjera.

Deklarata e plotë e Erion Veliajt mbi akuzat dhe raportin me kryeministrin:

“E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.

Turp që KM merret vetë me internimet.

Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.

Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.

Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.

Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete.

Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit