

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në bisedën e zbardhur me drejtuesin politik Toni Gogu gjatë qëndrimit në burgun e Fierit, është ndalur me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me drejtimin dhe emërimet në Bashkinë e Tiranës.
Veliaj e ka akuzuar kreun e qeverisë se ka larguar socialistët me kontribute për t’i zëvendësuar ata me figura të ardhura nga opozita, ndërsa ka theksuar se nuk do të pranojë më delegimin e kompetencave të tij drejtuese.
Deklarata e plotë e Erion Veliajt mbi drejtimin e Bashkisë së Tiranës: “KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
Sadi ish-prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT.
PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS.
Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






