Transmetuar më 04-11-2026, 19:23

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit ditën e sotme, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një apartament ka humbur jetën 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, fotoja e së cilës është bërë publike pas ngjarjes.

E moshuara ndodhej brenda shtëpisë së saj, në pallatin ku ndodhi shpërthimi në apartamentin e fqinjit, në momentin kur ndërtesa u trondit nga fuqia e madhe e goditjes. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa 82-vjeçarja u gjet e pajetë nga ekipet e ndihmës.

Përveç humbjes së jetës së të moshuarës, disa banorë të tjerë të ndërtesës pësuan asfiksi nga tymi i krijuar. Personat e dëmtuar u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit