Transmetuar më 04-11-2026, 19:10

Një incident është shënuar këtë të mërkurë pasdite gjatë zhvillimit të një proteste, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona me një furgon policie. Në momentin që mjeti është përpjekur të largohet, protestues të tjerë kanë ndërhyrë për t’i bllokuar rrugën, me qëllim që të pengonin largimin e të shoqëruarve.

Sipas burimeve në terren, në brendësi të furgonit ndodheshin aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj. Mësohet se ata nuk kanë pranuar të merrnin fletën e gjobës lidhur me tubimin e zhvilluar gjatë ditës.

Megjithëse dy aktivistët u kanë treguar efektivëve dokumentin e lejes për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, kjo nuk ka penguar ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e tyre.

Gjatë përpjekjeve të protestuesve për të bllokuar furgonin u regjistrua edhe një konfrontim fizik mes tyre dhe efektivëve të rendit. Pavarësisht rezistencës dhe tentativave të përsëritura për të penguar lëvizjen e mjetit, furgoni i policisë ka arritur në fund të largohet nga vendi i ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit