Transmetuar më 04-11-2026, 18:47

Fier – Një burrë ka mbetur i plagosur sonte në një aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), kur automjeti që drejtohej nga shtetasi Agron Biçakaj, 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Agur Shahaj, 74 vjeç, banues në fshatin Levan.

Burri në moshë të thyer është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit