Transmetuar më 04-11-2026, 18:29

Hetimet e Policisë së Bulqizës kanë zbardhur rrethanat e vrasjes së 61-vjeçarit Urim Fiku, ngjarje e cila fillimisht u raportua nga familjarët e tij si një sulm fatal nga një ari në pyll.

Zbulimi i rrethanave të vërteta erdhi pasi zyrtarët lokalë konstatuan vdekjen e viktimës dhe njoftuan menjëherë organet e rendit, duke parandaluar kështu tentativën e familjarëve për të tërhequr trupin e paimjetuar dhe për ta varrosur pa iu nënshtruar ekspertizës ligjore.

Ishte bashkëshortja e të ndjerit, Sadete Fiku, dhe i biri, Gëzim Fiku, të cilët telefonuan spitalin e Bulqizës duke thënë se Urimi ishte plagosur rëndë pasi e kishte sulmuar një ari.

Nënë e bir i thanë spitalit se 61-vjeçari erdhi në gjendje të rëndë pasi e kishte kafshuar ariu dhe kishte humbur ndjenjat përpara banesës. Ata kërkuan ndihmën e spitalit që të sillte ambulancën.

Pak minuta më vonë telefonuan sërish spitalin dhe i thanë që të mos e sjellin autoambulancën sepse Urimi kishte vdekur dhe do të vijonin me procedurat e varrimit.

Nga spitali u njoftuan autoritetet dhe këqyrja e detajuar nga ekspertët mjeko-ligjorë hodhi poshtë versionin e sulmit nga kafsha e egër, duke konfirmuar se 61-vjeçari ishte qëlluar pas shpine me një plumb tejshkues pistolete që i kishte dalë në gjoks.

Përveç plagës së armës së zjarrit, në kokën e viktimës u konstatua edhe një dëmtim i rëndë i shkaktuar nga një mjet i fortë prerës, i dyshuar si sëpatë.

Rezultatet e ekspertizës çuan në zbardhjen e krimit dhe arrestimin e djalit të viktimës si autor të drejtpërdrejtë të ngjarjes, me bashkëpunimin e të ëmës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit