

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos njoftoi sot se Unioni po përgatit bllokimin e negociatave për anëtarësim me Kosovën. Plani i përsëritur bllokues vjen si hakmarrje e Brukselit për ndryshimet në Kuvendin e Kosovës të ligjit për gjykatën speciale e cila së fundi dha dënime ekstreme pa prova të qarta ndaj liderëve të UÇK dhe ish drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Kos tha se "Kosova ka nevojë për stabilitet politik për të çuar përpara rrugën drejt BE-së" dhe uli në minimum përpjekjet e Prishtinës zyrtare për integrim kur tha se "Qeveria ka qenë në një pozicion kujdestarie për pjesën më të madhe të periudhës raportuese".
Gjithsesi Kos nuk mundi të mos pranonte se procesi i anëtarësimit në BE është një përparësi politike për qeverinë e re; megjithatë, ajo paralajmëroi: "Ndryshimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës rrezikojnë ta bllokojnë procesin. Angazhimet duhet të respektohen".
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






