Transmetuar më 04-11-2026, 15:47

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike është regjistruar në Malajzi, ku një drejtues furgoni i vënë në ndjekje nga policia ka ndërprerë përkohësisht arratisjen vetëm për të kryer pagesën e taksës rrugore. Skena e pazakontë ka habitur si efektivët e policisë, ashtu edhe dëshmitarët e shumtë që ndoqën ngjarjen në terren.

Sipas raportimeve, ndjekja policore ka nisur pasi 41-vjeçari u kap duke përdorur telefonin celular gjatë ngarjes së automjetit. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai ka parakaluar rrezikshëm dhe është përplasur me disa automjete përgjatë një distancë prej 25 kilometrash, me lëvizje nga zona e Kuala Lumpurit drejt Cyberjayas.

Pavarësisht rrezikshmërisë së situatës, drejtuesi i furgonit ndaloi pranë kabinës së pagesës rrugore për të kryer detyrimin financiar përpara se të vazhdonte lëvizjen. Pas këtij momenti të pazakontë, forcat e rendit arritën ta bllokonin automjetin dhe të kryenin arrestimin e tij në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit