Transmetuar më 04-11-2026, 15:30

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës. Ndonëse fillimisht familjarët njoftuan se shtetasi Urim Fiku kishte humbur jetën nga sulmi i një kafshe të egër, hetimet intensive dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan se ai është vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e bashkëshortes së viktimës, Sadete Fiku, 57 vjeçe, si dhe djalit të tij, Gazmir Fiku, 33 vjeç. Autoritetet dyshojnë se të dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e kryefamiljarit brenda ambienteve të banesës së tyre.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë të modelit 54 me fishekë, si dhe një gëzhojë të gjetur në oborrin e shtëpisë. Materialet përkatëse i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, të kryera në bashkëpunim.

DVP Dibër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.

Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.

Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:

* S. F., 57 vjeçe;

* G. F., 33 vjeç;

të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit