

Identifikohen viktima dhe autori i dyshuar i ngjarjes në Bulqizë, Edison Lala u qëllua për vdekje gjatë gjuetisë, shoqërohet Bledian Firi
Bulqizë – Janë bërë të ditur emrat e dy personave të përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, ku një 29-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu.
Viktima është Edison Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, ndërsa personi që dyshohet se e qëlloi është Bledian Firi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në një zonë pyjore pranë fshatit Fushë-Sopot të Bulqizës, raporton noa.al.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, 44-vjeçari Bledian Firi dyshohet se po merrte pjesë në gjueti dhe, teksa ka qëlluar me armë në drejtim të një kafshe të egër, ka goditur nga pakujdesia 29-vjeçarin.
Për shkak të plagëve të marra, Edison Lala ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas ngjarjes, Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, arma e gjahut, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Hetimet paraprake janë përqendruar te pista e një të shtëne aksidentale gjatë gjuetisë, por rrethanat përfundimtare të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






