Transmetuar më 04-11-2026, 15:01

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrethinat e Bulqizës. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, një 44-vjeçar me iniciale B. F., banues në Tiranë, ka qëlluar nga pakujdesia me armë gjahu një 29-vjeçar gjatë kohës që po gjurmonte një kafshë të egër.

Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, viktima, i identifikuar si E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Pas njoftimit mbi ngjarjen, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e 44-vjeçarit në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet kanë sekuestruar armën e gjahut të përdorur gjatë incidentit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit