Transmetuar më 04-11-2026, 14:39

Një incident me armë zjarri është regjistruar në fshatin Sopot të njësisë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.

Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi Bledian Firi, 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin Edison Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit