Transmetuar më 04-11-2026, 13:18

BULQIZË — Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 61-vjeçarit Urim Fiku, i cili u gjet i pajetë në malet e Bulqizës, teksa hetimet zyrtare kanë marrë një kthesë të papritur nga aksidenti natyror drejt veprës penale të vrasjes.

Përgjatë veprimeve të para hetimore, pjesëtarët e familjes deklaruan për shërbimet e Policisë se fjalët e fundit të 61-vjeçarit gjatë një komunikimi telefonik kishin qenë se po sulmohej nga një ari i egër në zonën malore.

Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka rrëzuar dëshminë paraprake të familjarëve.

Mjekët ligjorë konfirmuan se shkaku i vërtetë i vdekjes së Urim Fikut ishte një plagë e shkaktuar nga një plumb pistolete në gjoks.

Pas daljes së rezultateve të autopsisë, Policia e Shtetit ka shoqëruar për marrjen në pyetje bashkëshorten dhe djalin e viktimës.

Grupi i hetuesve, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit