Transmetuar më 04-11-2026, 12:50

KLOS — Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturat e policisë në Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi”, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar të një grabitjeje me dhunë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:10 të datës 3 nëntor, kur dy persona të maskuar goditën me dhunë punonjësin e një pike karburanti në Klos, shtetasin S. M., dhe i morën me forcë xhiron e turnit me një vlerë të konsiderueshme parash.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës dhe në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 6 në Tiranë, hetuesit identifikuan dhe arrestuan shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars të Klosit, si dhe shtetasin M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme, nën akuzën e veprës penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit