Transmetuar më 04-11-2026, 12:50

Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”

Mat – Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 01:10 të datës 03.11.2026, kanë marrë njoftim se në Klos, dy shtetas të paidentifikuar kishin ushtruar dhunë ndaj punonjësit të një pike karburanti, shtetasit S. M., dhe më pas i kishin vjedhur një shumë parash (xhiron e turnit).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër, kanë organizuar punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars, Klos

– M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe më pas i kanë vjedhur xhiron e turnit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit