

BRUKSEL — Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të prezantojë sot përpara Parlamentit Evropian planin zyrtar të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit, shoqëruar me Progres-Raportin vjetor dhe një udhërrëfyes me afate të përcaktuara kalendarike për vendet me status kandidat.
Burime diplomatike pranë Brukselit bëjnë me dije se propozimi që do të dorëzohet përpara ligjvënësve evropianë përmban një projeksion të qartë për ritmin e negociatave të Shqipërisë.
Sipas këtij plani, parashikohet që Shqipëria të përmbyllë negociatat për 6 kapituj të parë deri në fund të vitit 2026.
Më tej, përgjatë vitit 2027 synohet mbyllja e 25 kapitujve të mbetur të acquis komunitare.
Me këtë kalendar të ri punimesh, Komisioni Evropian konfirmon mbështetjen e plotë për objektivin e Tiranës për përmbylljen e plotë të bisedimeve teknike dhe politike të anëtarësimit brenda vitit 2027.
Dokumenti i sotëm shënon të parën herë ku Brukseli zyrtarizon afate konkrete kohore për procesin e integrimit të Shqipërisë në bllokun evropian.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






